• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

by A. Q
05/11/2026 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë elektrike të eksportuar drejt Bashkimit Europian, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor rezultuan me kosto orientuese që arritën deri në 94,5 euro për megavatorë (MWh).

Ndërkohë, çmimet e energjisë në bursën vendase u rritën ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke arritur mesatarisht në 142 euro/MWh, nga 88,6 euro/MWh në tremujorin e mëparshëm.

Sipas raportit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, “CBAM Quarterly Report 2026/3”, të publikuar më 30 tetor 2026, vlera standarde e emetimeve të karbonit për energjinë elektrike të importuar nga Shqipëria në BE është zero, çka rezulton në një kosto orientuese zero nga CBAM për tremujorët e dytë dhe të tretë të vitit.

Në krahasim, kostoja orientuese për tremujorin e tretë arrin në 94,5 euro/MWh për Bosnjë-Hercegovinën, 85,7 euro/MWh për Serbinë, 81 euro/MWh për Kosovën, 80,6 euro/MWh për Malin e Zi dhe 73 euro/MWh për Maqedoninë e Veriut.

Përllogaritjet bazohen në vlerat standarde të emetimeve dhe çmimin e certifikatës CBAM, i cili për tremujorin e tretë ishte 82,32 euro për ton ekuivalent CO₂, 9,4% më i lartë se në tremujorin e mëparshëm. Raporti sqaron se këto janë kosto orientuese dhe se përdorimi i emetimeve reale në vend të vlerave standarde lejohet vetëm sipas kushteve të përcaktuara në rregulloren europiane.

Pavarësisht këtij pozicioni në përllogaritjet e CBAM, tregu shqiptar regjistroi një nga rritjet më të mëdha të çmimeve të energjisë në rajon. Çmimi mesatar i tregut të një dite përpara u rrit me 53,4 euro/MWh krahasuar me tremujorin e dytë. Megjithatë, ai mbeti më i ulët se çmimi mesatar i Italisë, prej 180,8 euro/MWh, dhe i Hungarisë, prej 150,8 euro/MWh.

Në krahasim me Greqinë, situata ishte e ndryshme. Energjia në Shqipëri ishte mesatarisht 9,6 euro/MWh më e shtrenjtë gjatë tremujorit të tretë. Diferenca absolute e çmimeve ndërmjet dy tregjeve tejkaloi 20 euro/MWh në 62,8% të orëve.

Raporti evidenton edhe rritjen e konsumit të energjisë në Shqipëri, i cili arriti në 2,20 TWh në tremujorin e tretë, nga 1,96 TWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një zgjerim prej 12,2%. Shqipëria dhe Mali i Zi regjistruan rritjet më të mëdha të konsumit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, aktiviteti tregtar në bursën e përbashkët të energjisë për Shqipërinë dhe Kosovën, ALPEX, vijoi zgjerimin. Vëllimet e tregtuara në tregun e një dite përpara u rritën me 46,2% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025, ritmi më i lartë ndër katër bursat e energjisë të përfshira në raport. Në të gjithë rajonin, vëllimet e tregtuara u rritën me 26,7%, duke arritur në rreth 2,97 TWh.

Në shkëmbimet ndërkufitare me Greqinë, importet e programuara tregtare drejt Shqipërisë u rritën në 479 GWh, nga 380 GWh një vit më parë. Edhe eksportet e programuara nga Shqipëria drejt Greqisë u rritën, nga 39 GWh në 166 GWh.

Nga ana tjetër, flukset fizike paraqitën një ecuri tjetër. Energjia që kaloi fizikisht nga Greqia drejt Shqipërisë arriti në 612 GWh, nga 637 GWh një vit më parë, ndërsa flukset në drejtimin e kundërt mbetën pothuajse të pandryshuara, në 42 GWh, nga 43 GWh një vit më parë.

Sekretariati thekson se dallimet ndërmjet shkëmbimeve tregtare të programuara dhe flukseve fizike janë në përputhje me funksionimin e rrjeteve të ndërlidhura, ku lëvizja fizike e energjisë nuk ndjek domosdoshmërisht programet tregtare dypalëshe.

Raporti nënvizon gjithashtu se zhvillimet e çmimeve dhe shkëmbimeve ndërkufitare nuk mund t’i atribuohen vetëm mekanizmit CBAM, pasi ndikohen edhe nga prodhimi, kërkesa dhe kapacitetet e disponueshme të transmetimit. /Monitor/

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In