Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, foli për mediat pas përmbysjes së dytë radhazi të skuadrës së tij në Champions League, këtë herë kundër AEK në Athinë, në një fitore 3-2 të mërkurën në mbrëmje.
“Sigurisht, do të preferoja të fitoja më lehtë, por këto ndeshje që fitohen në minutat e fundit… vetëm ne mund t’i fitojmë. Ne jemi gjithmonë në vendin e duhur kur ka më shumë rëndësi. Dhe nëse ia dalim, kjo ndodh sepse të gjithë besojmë se mundemi”, tha portugezi.
“Lojtarët kanë guxim. Jam me shumë fat që kam lojtarë të këtij niveli. Me shumë fat. Luajtëm kundër një kundërshtari shumë të vështirë, i cili luajti jashtëzakonisht mirë, ndoshta më mirë se kurrë më parë”, shtoi Mourinho.
Më tej, ai tha: “Pavarësisht vështirësive, ne qëndruam gjithmonë në lojë. Ditëm të reagonim në dy momentet kritike. Treguam karakter edhe kur ishim në disavantazh. Dhe në minutën e fundit, kur ndeshja ishte plotësisht e hapur dhe të dyja skuadrat kërkonin fitoren… fitoi ekipi që zotëronte më shumë cilësi individuale.”
“Ndryshuam pesë lojtarë nga e diela e deri sot. Dhe nga sot e deri të shtunën, sigurisht që do të bëjmë sërish ndryshime, ndoshta katër ose pesë të tillë. Është vërtet e vështirë, shumë e vështirë ta bësh këtë brenda vetëm dy ditësh, sidomos pas udhëtimeve. Është vërtet e vështirë, por kjo është situata“, tha Jose Mourinho.
“Kur rezultati ishte 2-2, nuk u mjaftuam me kaq. Ai do të kishte qenë gjithsesi një rezultat i pranueshëm, pasi do të na çonte në kuotën e 10 pikëve, por ne donim më shumë. Rrezikuam dhe siguruam pikët që tani na kualifikojnë për në ‘play-off’. Tani bëhet fjalë për të marrë pikët e nevojshme, në mënyrë që të shmangim pjesëmarrjen në play-off“, tha trajneri portugez.







