Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 5 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” dhe në fshatin Varosh.

Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.


Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre zonave pritet të rikthehet rreth orës 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/