
Como ka hyrë në historinë e UEFA Champions League pas fitores spektakolare 9-1 në transfertë ndaj Lens, duke regjistruar triumfin me diferencën më të madhe të golave në transfertë në historinë e këtij kompeticioni.
Një rezultat i jashtëzakonshëm, që thyen rekordin e mëparshëm prej shtatë golash diferencë. Një shifër e tillë ishte regjistruar në katër raste nga Bayern Munich, Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por asnjë skuadër nuk kishte arritur më parë të fitonte me tetë gola diferencë në transfertë.
Për më tepër, diferenca prej tetë golash barazon edhe rekordin historik të fitoreve më të thella në Champions League, të arritura deri më tani në ndeshje të zhvilluara në fushën e skuadrave fituese.
Liverpool kishte mposhtur Beşiktaşin me rezultatin 8-0 më 6 nëntor 2007, ndërsa Real Madridi kishte triumfuar me të njëjtin rezultat ndaj Malmö më 8 dhjetor 2015.
Por spektakli i Comos nuk përfundon vetëm te rekordi historik. Në planin individual, Anastasios Douvikas po shkëlqen në këtë edicion të Champions League, ku aktualisht kryeson i vetëm listën e golashënuesve me gjashtë realizime.
Sulmuesi renditet përpara emrave të njohur si Erling Haaland dhe Tresoldi, duke u kthyer në një prej protagonistëve kryesorë të këtij edicioni të kompeticionit më prestigjioz europian për klube.