Trafiku në rrugët shtetërore këtë mëngjes po zhvillohet pa pengesa të mëdha dhe në rrugë kryesisht të thata, njofton Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Sipas informacioneve, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së, as për hyrje dhe as për dalje nga vendi.


LAMM u bën thirrje shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në pjesët ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut, sidomos në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë janë të shënuara si më kritike, ku kërkohet kujdes shtesë gjatë ngasjes.