Zyrtare/ Harry Kane rinovon me Bayernin, sulmuesi anglez firmos deri në vitin 2029

Zyrtare/ Harry Kane rinovon me Bayernin, sulmuesi anglez firmos deri në vitin 2029

09:16, 05/11/2026

Bayerni i Mynihut ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Harry Kane. Sulmuesi anglez, fituesi i fundit i Topit të Artë, ka vendosur të vazhdojë aventurën me bavarezët deri në qershor të vitit 2029, duke i dhënë fund çdo diskutimi rreth një largimi të mundshëm.

Kontrata e mëparshme e Kane përfundonte më 30 qershor, por drejtuesit e klubit gjerman kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Me këtë vendim, Bayern siguron shërbimet e sulmuesit anglez edhe për disa sezone të tjera, duke treguar qartë se ai mbetet pjesë qendrore e projektit sportiv të klubit.

Rinovimi gjithashtu mbyll praktikisht çdo mundësi që klubet e tjera të tentojnë transferimin e tij, edhe pse largimi i Kane nga Mynihu nuk ishte konsideruar një skenar i mundshëm, duke parë rëndësinë që ai ka fituar në ‘Allianz Arena’.

Klubi bavarez e shoqëroi njoftimin zyrtar me një mesazh domethënës: “Futbollisti ynë i jashtëzakonshëm qëndron me ne!”.

Kështu, Kane do të vazhdojë të jetë lideri i repartit ofensiv të Bayern Munich, të paktën deri në moshën 35-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco