Ish-Miss Shqipëria, Drita Ziri ka zgjedhur Tajlandën për të kaluar disa ditë pushimi, nga ku ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi që kanë tërhequr vëmendjen.
Bukuroshja shqiptare shfaqet në plazhet e Phuket me bikini jeshile, duke pozuar para kamerës në një set fotografik që vë në pah linjat e saj.
Me flokët e lëshuar dhe poza provokuese buzë detit, Drita duket se po shijon në maksimum pushimet ekzotike, ndërsa fotografitë kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Modelja u bë e njohur pas përfaqësimit të Shqipërisë në kompeticionet ndërkombëtare të bukurisë, ku kulmin e arriti me fitimin e kurorës së Miss Earth 2023, duke i dhënë vendit një sukses në arenën ndërkombëtare.



