Vedat Muriqi, heroi i Fenerbahçes ndaj Liverpoolit
Fenerbahçe ka shënuar një fitore të madhe ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 3:2 në një ndeshje dramatike të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, ku protagonist kryesor ishte sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.
Liverpooli kaloi dy herë në epërsi, fillimisht me Trey Nyonin në minutën e 25-të dhe më pas me Alexander Isakun në minutën e 69-të, por skuadra turke reagoi në të dyja rastet.
Mason Greenwood barazoi në pjesën e parë, pas një goditjeje të lirë që u devijua nga mbrojtja, ndërsa Archie Brown realizoi për 2:2 në minutën e 73-të, pas një gabimi të rëndë të mysafirëve.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 79-të, kur Vedat Muriqi, i inkuadruar në lojë në minutën e 63-të, shfrytëzoi një pasim të Archie Brown dhe nga afërsia mposhti Alissonin, duke kompletuar përmbysjen për 3:2.
Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për Fenerbahçen, pasi i dha fund serisë prej dhjetë ndeshjesh pa fitore në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë edicion, duke humbur kështu rekordin e qind për qindtë në garë.
Për më tepër, skuadra angleze vazhdon të mos fitojë në shtatë udhëtimet e saj ndaj klubeve turke në këtë kompeticion, me një barazim dhe gjashtë humbje.
Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit
Futbollisti i Kombëtares shqiptare i shënon gol Realit të Madridit (VIDEO)
Vdekja e Jesus de Miguel trondit Spanjën, në diskutim pezullimi i ndeshjeve të La Liga-s
- 09:19 Irani, tre anije të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit
- 09:11 Shtetet kërcënojnë me bojkot për shkak të rikthimit të Rusisë në garat e hokejit
- 09:10 Erjon Vishkulli përgatitet për operacionin vendimtar, ja mesazhi i 28-vjeçarit
- 09:01 Kapet me armë zjarri në motor, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
- 08:53 Abdul El-Sayed reagon pas komenteve të Trump dhe Vance: Nuk e dija se do të bëhesha protagonist i zgjedhjeve të mesmandatit
- 08:50 Gazetarja e merr Trumpin në telefon gjatë transmetimit live, presidenti amerikan përgjigjet drejtpërdrejt (VIDEO)