Aktualitet

Mbi 3 javë protesta, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët!

Edhe sot, kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe pedagogëve, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 22 ditësh. Para godinës së Kryeministrisë qëndron tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur fletë me mbishkrimin “Dialog”, sërish duke përcjellë mesazhin për nisjen e bisedimeve.

Protestat nisën më 13 tetor, fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas pranë institucioneve të tjera shtetërore, ku gjimnazistë, studentë e pedagogë shprehën pakënaqësitë ndaj politikave qeveritare.

Ndërkohë, lëvizja studentore vijon e ndarë në qëndrime. Një pjesë e studentëve janë rikthyer në auditorë, duke i dhënë fund bojkotit rreth dyjavor, ndërsa një grup tjetër mbështet ndërprerjen e mësimit dhe protestat.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të kryeministrit, protestuesit refuzojnë dialogun me qeverinë.