Policia ka zbardhur pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në qytetin e Kavajës, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.
I arrestuari është shtetasi Andi Sterniqi, banues në Kavajë, i cili dyshohet se gjatë periudhës 4-27 tetor 2026 ka vjedhur sende dhe pajisje të ndryshme në tri banesa, një dyqan dhe një automjet, në lagje të ndryshme të qytetit.
Sipas Policisë, ndaj 31-vjeçarit ishte nxjerrë urdhër ndalimi nga Prokuroria më 19 tetor 2026, pasi dyshohej për përfshirje në veprën penale të vjedhjes.













