Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Dublini drejt Romës është detyruar të ndryshojë itinerarin dhe të ulet në një bazë ushtarake në Francë, pas një kërcënimi me bombë. Bëhet fjalë për një Airbus A320, i cili devijoi gjatë fluturimit drejt bazës ajrore të Évreux, në Francën veriore, ditën e enjte, më 5 nëntor.

Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit francez, e cila konfirmoi se autoritetet po ndjekin situatën nga afër dhe në kohë reale, në përputhje me procedurat e sigurisë.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi origjinën e kërcënimit, numrin e pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në bord, apo kontrollet që po kryhen në avion pas uljes. Autoritetet franceze vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi incidentin dhe verifikimin e kërcënimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: