E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kavajë, zbardhen 5 vjedhje në banesa, dyqan dhe automjet, arrestohet “skifteri” 31-vjeçar (EMRI)

Policia e Kavajës ka zbardhur pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës dhe zonën e Golemit. Në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 31-vjeçar Andi Sterniqi, banues në Kavajë.

Sipas hetimeve, 31-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 4-27 tetor ka vjedhur sende dhe pajisje të ndryshme në tre banesa, një dyqan dhe një automjet, në lagje të ndryshme të qytetit.

Ai ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale, pasi Prokuroria kishte nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tij më 19 tetor 2026.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer prej tij, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.