Harry Kane ka vendosur të vazhdojë aventurën me Bayern Munich, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2029. Sulmuesi anglez shpjegoi arsyet e vendimit të tij, duke theksuar lidhjen e krijuar me klubin, tifozët dhe qytetin e Mynihut.
“Te Bayerni ndihem vërtet si në shtëpinë time. E dua klubin, tifozët dhe qytetin e Mynihut. Kemi skuadër fantastike dhe Vincent Kompany, një trajner të shkëlqyer”, – deklaroi Kane, i cili vlerësoi edhe rëndësinë e ambientimit familjar në Gjermani: “Familja ime është shumë e lumtur këtu. Doja të qëndroja”.
Pas transferimit nga Tottenham në verën e vitit 2023, Kane synon të vazhdojë të fitojë trofe me bavarezët. Ambicia e tij më e madhe mbetet triumfi në Champions League, trofeu madhor që ende i mungon në aventurën gjermane.







