Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

5 Nëntor 2026 | 10:11

Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës pas rezultateve të zgjedhjeve afatmesme në SHBA lidhet me pritshmëritë e tregjeve për një rikthim të diplomacisë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Kështu vlerëson Bill Farren-Price, bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Institutin e Oksfordit për Studime të Energjisë, sipas të cilit tregjet po reflektojnë bindjen se mundësia e një zgjidhjeje diplomatike mes dy vendeve është rikthyer.

Megjithatë, eksperti paralajmëron se optimizmi mund të jetë i parakohshëm. Sipas tij, negociatat mes SHBA-së dhe Iranit janë tepër të ndërlikuara dhe gjatë muajve të fundit janë shfaqur disa herë pritshmëri të ngjashme, pa arritur në një marrëveshje përfundimtare.

Farren-Price thekson gjithashtu se Teherani do të kërkojë përfitime maksimale në këmbim të rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe garantimit të lundrimit të lirë për anijet tregtare.

Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë. Përmes saj kalon normalisht rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Shpërthimi i luftës në Iran shkaktoi ndërprerje të rënda të trafikut detar në këtë ngushticë, duke nxitur rritjen e ndjeshme të çmimeve globale të energjisë.

Tashmë, sinjalet për një rikthim të negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë ndikuar në pritshmëritë e tregjeve, por mbetet për t’u parë nëse përpjekjet diplomatike do të konkretizohen në një marrëveshje dhe nëse lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të rikthehet plotësisht në normalitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë

Edhe nga hapësira mund të ushtrohet e drejta e votës. Astronauti i NASA-s, Anil Menon, ka bërë të ditur se ai dhe kolegët e tij,...
10:06 | 05/11/2026

Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, pritet të presë të enjten në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina, në kuadër...
09:52 | 05/11/2026

Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Anija e mbytur, afërsisht 4,700-vjeçare, e cila u zbulua gjatë gërmimeve nënujore pranë ishullit Kekova në provincën jugore turke të Antalyas, hyri në Librin e...
09:38 | 05/11/2026