Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona
Policia ka vendosur 31 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, për secilin prej kundërvajtësve është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026.
Autoritetet bëjnë me dije se masat janë marrë pasi protestuesit kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e rrugës, përmes megafonit.
Ndërkohë, dy shtetas të tjerë, të identifikuar me inicialet D. G. dhe E. L., janë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Sipas njoftimit, ata nuk iu janë bindur kërkesave të efektivëve për të paraqitur dokumentet e identifikimit gjatë tubimit.
Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë
Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit
Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)
- 10:11 Lufta SHBA-Iran, a do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?
- 10:08 Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje
- 10:06 Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë
- 10:00 Fluturimi Dublin-Romë devijohet në bazën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord
- 09:52 Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë
- 09:52 Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë