Gjyqi i themelit ndaj saj dhe Ilir Metës, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
31 persona janë gjobitur me nga 5 mijë lekë secili, pasi bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për të paraqitur dokumentet e identifikimit. Sipas njoftimit zyrtar, masat administrative janë vendosur për shkeljen e rregullave gjatë tubimit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të efektivëve për lirimin e rrugës.
“Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 31 masa administrative.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 31 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. G. dhe E. L., pasi dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentet e identifikimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.
Top Channel