Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se, nëse demokratët nisin një përpjekje për shkarkimin e tij nga detyra pasi të marrin kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm ai do të “shkatërrojë” partinë e tyre. I pyetur për një hetim që mund të çojë në një shkarkim të mundshëm në procesin që njihet si ‘impeachment’, Trump u shpreh: “Mendoj se kjo do ta shkatërronte Partinë Demokratike nëse do ta bënin këtë”, duke këmbëngulur se nuk ka “asnjë arsye” që ai të shkarkohet. Presidenti amerikan po u fliste gazetarëve në kantierin e ndërtimit të sallës së re të ceremonive në Shtëpinë e Bardhë.