Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Ajo nënvizoi se dokumenti evidenton problematika që lidhen me korrupsionin, funksionimin e institucioneve, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës.
Sipas saj, raporti kërkon më shumë Evropë dhe një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si funksionon shteti shqiptar.
“Nuk ka fonde të BE-së pa institucione dhe pa vlerat e BE-së. IPARD është shembulli më i mirë i kësaj”, tha Tabaku.
Sipas Tabakut, progres-raporti shpreh qartë shqetësimet për korrupsionin dhe mungesën e vullnetit politik për ta luftuar atë në mënyrë efektive.
“Për çështjet e korrupsionit, qeveria ka vullnetin politik për t’u bërë avokati publik dhe juridik i korrupsionit. Në lidhje me lirinë e medias, ku të gjithë ju jeni dëshmitarë të dorës së parë dhe keni qenë vetë objekt i dhunës, raporti shpreh dukshëm regres”, tha Tabaku.
Tabaku tha se Shqipëria ka nevojë për reforma të thella në funksionimin e institucioneve dhe jetës politike.
“Sot Shqipëria ka nevojë për një reformë tërësore se si funksionon shteti. Ka nevojë për një reformë zgjedhore, për një dialog të mirëfilltë politik, që Parlamenti së pari të besojë te barazia para ligjit dhe së dyti që qytetari që arrestohet dhe merret zvarrë nëpër rrugë të trajtohet njësoj me zyrtarin që përfshihet në korrupsion, por fatkeqësisht i jepet mbrojtje politike. Shqiptarët që janë në shesh kërkojnë më shumë Evropë. Progres-raporti kërkon më shumë Evropë. Në të gjitha kërkesat e tij, progres-raporti kërkon që të ndryshojë mënyra se si funksionojnë institucionet”, u shpreh Tabaku.
Ndërkohë Partia Demokratike kërkon që në komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik të raportojë kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi lidhur me gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian për lirinë e medias.
Tabaku ka deklaroi sot në komision se AMA ka gjobitur 8 televizione me justifikimin e nxitjes së dhunës, teksa akuzon se këto janë përpjekje të qeverisë për të intimiduar çdo zë kritik.
"Shembullin e dhunës së policisë e ka ndjekur edhe AMA e cila ka intimiduar përmes gjobave emisionet televizive dhe mediat vizive. Kjo sjellje e AMA që ka vendosur të gjobisë mediat për lirinë e shprehjes që ata ofrojnë dhe që rezikon vetëm autokracinë e kryeministrit Rama jetëzojnë kritikën e kahershme të progresraportit të KE mbi mungesën e pavarësisë së AMA-s. Komisioni regjistron se shqetësimet për ndikim politik në emërime vazhdojnë si për AMA-n, ashtu edhe për transmetuesin publik. Rekomandimi kërkon forcimin e autonomisë së rregullatorit dhe të pavarësisë së transmetuesit publik", tha Tabaku.
-
Kjo zonje qe i thoshte nxenesve se gjimnazi i ri Sami Frasheri fo te behej ne Paskuqan dhe aty tek i vjetri fo beheshin kullla nga Veliaj!!! Eshte mashtruese e shkalles larte!!!
Përgjigju -
Ja dhe zorra e trashë e Sali non grstës.
Përgjigju -
Zonja Tabaku te shpalle kandidaturen e saj me 28 nentor per kandidate e bashkise Tiranë ! Nuk pret populli 100 vjet qe te futen ne argument direkt politikan te spikatur gladiator ! Kandido dhe shpall emrin per bashkine e Tiranes! 2029 eshte shume larg !
Përgjigju -
Po si s'te vjen turpe moj sorre qe del dhe flet , nuk ju kemi degjuar as nje here te jepni alternativat tuaja per te gjitha reformat , ju mbroni nje kryetar qe me ligjin e dekriminalizimit nuk duhet te ishte ne parlament dhe jo e jo kryetar partie .Ju jeni kanceri I Shqiperise .
Përgjigju












Komente
Komento