Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-ën: Mynihu shtëpia ime!

Harry Kane dhe Bayern kanë zyrtarizuar mëngjesin e sotëm zgjatjen e kontratës. 33-vjeçari do të jetë një lojtar i Bayern-it deri në 2029-ën.
“Në Mynih ndihem si në shtëpi. Jam në një skuadër fantastike dhe kemi një trajner të madh si Kompany. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. E gjithë familja ime është e lumtur këtu. Tani po shikojmë nga e ardhmja dhe jam gati për sfida të reja pasi dua që të fitoj sa më shumë tituj me këtë klub të madh”, tha Kane. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




