Lëvizte i armatosur dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë

5 Nëntor 2026 | 10:49

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi po lëvizte i armatosur me një pistoletë dhe posedonte 600 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e kishte me qëllim shitjen.

Policia bën të ditur se arrestimi i të riut u krye në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”, pas administrimit të informacioneve se ai lëvizte i armatosur dhe shiste lëndë narkotike.

20-vjeçari është lokalizuar nga shërbimet e Policisë në qytetin e Lezhës. Sapo ka vënë re efektivët, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe arrestuar.

“Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që përdorte, u gjetën 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, lënda narkotike, dy telefona celularë dhe automjeti i të riut”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Elbasan, Emirion Sota, ka dhënë një deklaratë për mediat një ditë pas shpërthimit të fuqishëm në një pallat në qytet,...
10:47 | 05/11/2026

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona

Policia ka vendosur 31 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin...
10:19 | 05/11/2026

Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shkaqet e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një pallat...
09:52 | 05/11/2026