E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasadorja e BE i dorëzon Begajt progres-raportin e Komisionit Europian, presidenti: Shqipëria, e përkushtuar për anëtarësim në 2030

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

 Presidenti i Republikës e vlerësoi progres-raportin e këtij viti si dëshmi të avancimit në procesin e integrimit dhe si një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit historik të anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Kreu i Shtetit i përcolli Ambasadores evropiane mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe politikat pro zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Reklamë

 Në këtë kontekst, Presidenti Begaj theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirinë e medias.

Kreu i Shtetit ritheksoi se respektimi i sundimit të ligjit, funksionimi i institucioneve dhe dialogu demokratik mbeten thelbësore për realizimin e objektivit strategjik të integrimit evropian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.