Matthew Palmer vlerëson se mbështetja amerikane për rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian mund të fuqizohet nëse demokratët sigurojnë shumicën në Kongresin amerikan. Këtë mundësi ai e lidhi me ndikimin që ndryshimet politike në Washington mund të kenë mbi rajonin.
Në një bisedë për televizionin N1, në qendër të diskutimit ishte edhe drejtimi që do të marrë politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos pas reduktimit të pranisë amerikane në rajon dhe shfuqizimit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Të lidhura
None found
Duke folur për çështjet me rëndësi të veçantë, Palmer u ndal te normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe te integrimi në Bashkimin Evropian i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, një Kongres me shumicë demokrate mund t’i japë më shumë përkrahje procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit.
Gregory Meeks dhe Chris Coons ishin dy prej politikanëve amerikanë që ai përmendi për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke i cilësuar si mbështetës të fortë të rajonit.
Palmer tha gjithashtu se pret që Shtetet e Bashkuara të vijojnë të mbështesin integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.







