Kompania Binance zbuloi se si ra në kurthin e hakerave koreano-veriorë në grabitjen e 6.3 miliardë dollarëve kriptovaluta, që konsiderohet si grabitja më e madhe financiare në histori. Hetimet e brendshme të kompanisë kanë zbuluar se kanë qenë vetë inxhinierët e saj që kanë futur në sistemet e veta kalin e trojës, programin përmes të cilit hakerat e Penianit e përdorën për të transferuar më pas shumat marramendëse të kriptovalutave nga llogaritë e klientëve të Binance.