Evertoni po planifikon të ndërhyjë në merkaton e janarit për të përforcuar repartin ofensiv, ndërsa objektivi kryesor i klubit anglez është ish-sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque.
David Moyes u përball me zhgënjim në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, kur transferimi i Folarin Balogun nga Monaco dështoi në momentet e fundit. Ndërkohë, Beto dhe Iliman Ndiaye u larguan nga skuadra.
Të lidhura
None found
Pavarësisht nevojës për një sulmues, “Toffees” vendosën të mos afronin lojtarë të lirë. Klubi refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Mauro Icardin dhe ish-futbollistin e tij, Richarlison, ndërsa Moyes preferoi të presë deri në hapjen e merkatos së janarit.
Deri tani, Thierno Barry ka qenë alternativa e vetme e Evertonit në majën e sulmit. 21-vjeçari ka realizuar tetë gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2026/27, por trajneri anglez kërkon t’i sigurojë mbështetje.
Sipas gazetës spanjolle Diario Sport, Moyes po mendon të paraqesë një ofertë të rëndësishme prej 50 milionë eurosh për Vitor Roquen, i cili ka rigjetur formën pas rikthimit në futbollin brazilian.
Sulmuesi 21-vjeçar pati një periudhë të vështirë gjatë sezonit 2023/24 në Kataluni. Pas kësaj aventure, ai u huazua te Real Betis dhe në vitin 2025 u rikthye në Palmeiras.
Edhe pse koha e kaluar te Barcelona ishte problematike, kjo nuk i ka larguar klubet evropiane nga gara për të. Roque shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë në Amerikën e Jugut, duke tërhequr sërish vëmendjen.
Moyes pritet të synojë një çmim më të ulët, pasi Palmeiras e di se Barcelona ka të drejtën e 20% të shumës së një shitjeje të ardhshme. Nëse transferimi realizohet për 50 milionë euro, klubi katalanas do të arkëtonte 10 milionë euro.






