Tragjedia e zjarrit në pallatin në Elbasan ka marrë jetën e dy personave.
Pas 82-vjeçares Hatixhe Berisha, nën rrënojat e pallatit është gjetur edhe trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro.
69-vjeçari u gjet rreth orës 01:30 të mëngjesit, i djegur plotësisht nën rrënojat e pallatit.
Ndërkohë, pas identifikimit të viktimës së dytë, SYRI ka siguruar edhe fotografinë e të ndjerit.
Përveç dy viktimave, pranë Spitalit Rajonal të Elbasanit janë paraqitur edhe 10 persona, mes tyre fëmijë, të cilët kanë shfaqur probleme me asfiksimin për shkak të tymit të dendur.

© SYRI.net
Vrasje e trafik droge/ SPAK lexon pretencën për të pandehurit e ‘Plumbit të Artë’, ja sa vite burg kërkon për 15 të pandehurit
FOTO/ Ky është 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën e tij në Itali, fqinjët të tronditur nga ngjarja: Jemi pa fjalë
Devoll, vrasja e dy kunatave Bami, Apeli mbyll në burg përjetë Ali Zilin