Kronikë
SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehurit e “Plumbit të Artë”, 10 vite për Nuredin Dumanin

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lexuar pretencën për 15 të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, duke kërkuar në total 302 vite burgim.
Dënimet e kërkuara variojnë nga 9 deri në 35 vite burg, ndërsa masa më e lartë është kërkuar për Henrik Hoxhën.
Konkretisht, SPAK ka kërkuar këto dënime:
- Nuredin Dumani – 10 vite burg
- Henrik Hoxha – 35 vite burg
- Skerdi Tase – 13 vite burg
- Erion Alibej – 15 vite burg
- Besian Xhixha – 25 vite burg
- Enver Diva – 25 vite burg
- Xhulian Hoxha – 20 vite burg
- Petrit Qoli – 25 vite burg
- Agron Qoli – 20 vite burg
- Asllan Plaku – 20 vite burg
- Altin Ndoci – 25 vite burg
- Fatos Gosa – 20 vite burg
- Adrian Uzuni – 15 vite burg
- Albert Pashaj – 15 vite burg
- Gentian Sharra – 9 vite burg
Ndërkohë, për tre të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erion Alibej, SPAK ka kërkuar dënime më të ulëta, duke marrë në konsideratë bashkëpunimin e tyre me organet e drejtësisë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




