Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë për të diskutuar buxhetin për vitin 2027 nisi me tensione mes kreut të këtij komisionit, Bardh Spahia dhe ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Përplasja nisi për radhën e fjalës në komision. Deputeti demokrat akuzoi se ministrja po e pengonte që të bëntë një deklaratë mbi buxhetin, që ai e konsideron si buxhet për të mbushur xhepat e klientelës së Kryeministrit.