Philadelphia vazhdon serinë pozitive në NBA, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi pas triumfit 112-106 në transfertën ndaj Detroitit. Një sukses që e ngjit në krye të Konferencës së Lindjes. Jaylen Brown me 30 pikë dhe Joel Embiid me 26 ishin vendimtarë për skuadrën fituese. Ndërkohë, Bostoni mposhti Milwaukee-n me rezultatin 109-102, falë 49 pikëve të dyshes George-White.

Në Perëndim, Los Angeles Lakers triumfuan 116-103 ndaj Sacramento-s, me Luka Doncic që shkëlqeu edhe një herë, duke realizuar 40 pikë. Fitore dramatike për Miami-n, që pas kohës shtesë mposhti Clippers me vetëm një pikë diferencë, 117-116. Adebayo me 35 pikë dhe Thompson me 30 ishin protagonistët kryesorë.

Nuk zhgënjen as Oklahoma, që kaloi 124-116 Cleveland-in, në një ndeshje ku Shai Gilgeous-Alexander realizoi plot 42 pikë. Ndërkohë, New York dominoi Chicago-n me rezultatin e thellë 135-105, me Brunson autor të 33 pikëve.

Spektakli i mbrëmjes u regjistrua në përballjen mes San Antonios dhe Dallasit. Spurs fituan në sekondat e fundit me rezultatin 112-111, në një ndeshje të jashtëzakonshme të Victor Wembanyama-s, i cili regjistroi shifra mbresëlënëse: 52 pikë dhe 24 rikuperime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb