Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Lajme jo të mira nga Brukseli 

05/11/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  "McGonigal-it" si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo*

Dje, si në çdo 4 nëntor, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos i paraqiti Komisionit të Punëve të Jashtëme (AFET) të Parlamentit Europian (progres) raportet mbi 10 shtetet që synojnë anëtarësim në Bashkimin Europian dhe një vlerësim të përmbledhur mbi gjendjen e secilit shtetit; ajo e plotësoi vlerësimin pas diskutimeve e pyetjeve të eurodeputetëve. 

Nga kjo seancë mund të nxirren këto përfundimeve:

1-Mali i Zi anëtarësohet në v2028 ?

Sipas Komisionit shteti kandidat që ka shanse realiste për anëtarësim është Mali i Zi. Znj. Kos referoi qershorin 2028 si afat të arsyeshëm të nënshkrimit të Traktatit të Anëtarësimit në BE ndërkohë që përfundimin e negociatave e shihte në fund të këtij viti. 

Sa më lart konfirmon opinonin që kemi shprehur më parë mbi shanset reale që Mali i Zi të bëhet shteti i 28-të i BE-së. Por do të ishte e nxituar që anëtarësimi të merret i mirëqenë pasi ratifikimi nga 27 shtetet anëtare aktuale, përfshi Francën, nuk është i garantuar. 

2-Shqipëria dhe tetë shtete të tjera “në vend numëro”?

Shqipëria dhe Moldavia kanë një ambicie për të mbyllur kapitujt e negociatave në fund 2027/fillim 2028 e cila sipas znj. Kos mund të realizohet nëse ndërmerrren hapat e nevojshëm. Po kjo vlen edhe për Ukrainën afatet e së cilës janë pak muaj më vonë se ato më lart. Por ndryshe nga Mali i Zi nuk ka indikacion se kur mund të nënshkruhet Traktati; madje edhe fjala “anëtarësim” duket se është evituar. Për shkak të problemeve të brendshme apo pengesave të jashtme edhe 6 kandidatët e tjerë (Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia e Gjeorgjia) nuk kanë shënuar progres dhe nuk kanë afate për hapat e mëtejshëm. 

3- “Anëtarësimi me faza” si alternativa e vetme?

Znj. Kos shpjegoi se, pas përpunimit konceptual në Bruksel të “anëtarësimit me faza”, në fillim të v2027 do të niste një dialog me shtetet kandidate se si ata e shikonin mundësinë e përfshirjes graduale në institucione e programe të BE-së, deri tashti të rezervuara për shtetet anëtare. 

Sponsorizuar

Për “anëtarësimin me faza” ka tre vjet që kemi shkruar shpesh se është e vetmja udhë realiste për integrimin faktik në BE. Anëtarësimi i mundshëm i Malit të Zi është vetëm një përjashtim që konfirmon këtë rregull të ri për të tërë kandidatët e tjerë. Sidomos në rastin e Shqipërisë do të ishte pozitive që kondicionaliteti për çdo hap integrues të trajtohej me seriozitet e rigorozitet nga Bashkimi Europian. Themi “sidomos” sepse jo rrallë në dekadën e fundit kushtet konkrete të miratuara janë holluar në ujë veçanërisht nga Komision Europian. 

Në rastin e Shqipërisë relativizohet edhe “zgjerimi për arsye gjeopolitike” si një motiv shtesë i përmendur në këto katër vjet që kur filloi agresioni rus. Në rastin tonë ku orientimi europian dhe euroatlantik mbështetet një konsensus të gjerë politiko-shoqëror ky motiv humbet pakashumë kuptimin. 

4-Reduktimi i protesave si zgjatim i Fasadës së Potjemkinit

Komisionerja Kos (socialdemokrate, Slloveni) e përkrahur nga raporteri parlamentar për Shqipërinë Schieder (socialdemokrat, Austri) pohuan se protesat disamujore në Shqipëri bëheshin për standartet mjedisore dhe se prisnin nga qeveria amendime përkatëse në ligjet për mjedisin e për investitorët strategjikë; gjithashtu ata prisnin dialog për këto çështje mes qeverisë e protestuesve. 

Ky pohim është një avatar i zbutur i propagandës zbukuruese nga ana e Komisionit në dekadën e fundit ndaj narko-regjimit autoritar e kleptokratik  të Edi Ramës. Kominiosionerja e Raporteri e dinë fare mirë se protestuesit kërkojnë pa luhatje dorëheqjen e Ramës dhe një qeveri kujdestare njëvjeçare që të përgatisë zgjedhje parlamentare normale. Por ata preferojnë të fabrikojnë realitete paralele. Po kështu edhe Presidentja e Komisionit von der Leyen, e cila para disa javësh në Tiranë e nisi fjalimin me një “Dear Edi” cinike (deri pak kohë më parë e niste me “Dear Aleksandar” në Beograd”). Po kështu para një viti në Tiranë znj. Kos i quante zgjedhjet parlamentare 2025 si “free and fair” duke kundërshtuar raportin e Komisionit të vet e atë të OSBE-së. E kështu me radhe ka shembuj plot. Përmirësimet minimaliste të (progres)raporteve në tre vitet e fundit përmes nuancave më realiste në përshkrimin e problemeve të shtetit ligjor e të demokracisë nuk e ballancojnë dot propagandën para kamerave tv; ato raporte lezohen nga pakkush e harrohen më shpejt. 

Shkaqet e kësaj propagande mund të jenë naiviteti apo cinizmi; motivet mund të jenë beninje ose jo. Por duket qartë se qasja e deritashme e Komisionit është një faktor kalçifikues për krizën aktuale dhe fatkeqsisht oksigjen për regjimin. Fatmirësisht Parlamenti Europian dhe Këshilli (shtetet anëtare) kanë dëshmuar herë pas here qasje realiste e parimore. 

*President i Paneuropa Shqipëri

Nga arkivi

  • FATBARDH KADILLI/ Askush nuk del i pastër nga ujrat e ndenjura të refuzimit!
  • GENC POLLO/ Kërcënimi ushtarak i Serbisë dhe apologjetë në Tiranë
  • SALI BERISHA/ Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!
  • GENC POLLO/ Ju lutem pak vëmendje për precedentin himariot
  • ARTAN FUGA/ Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize sot!
  • ALBA KEPI/ Sa vlerë ka të bësh gazetari kur gjithcka është në duart e pazareve të oligarkëve?

Po ndodh

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026
Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së

Berisha: Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së

05/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë

05/11/2026
Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

Rama i përgjigjet Veliajt për letrën nga burgu, krahasimi më shumë se fyes

05/11/2026
SPAK zbardh arrestimin e Ergys Agasit: U kap në Plepa, në pranga edhe ish-polici

Zbardhen bisedat e Agasit me dy shtetas izraelitë: “Vlorën e kam shoqe të ngushtë”

05/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.837 artikuj gjithsej