• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

by editor
November 5, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Burgu i sigurisë së lartë në Peqin është bërë skenë e një përplasjeje mes dy të paraburgosurve me lidhje familjare me emra të njohur të botës së krimit. Në qendër të konfliktit janë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit penitenciar, ku dy të paraburgosurit janë përfshirë në një konflikt verbal që më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

 

Sipas burimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur, ndërsa rrethanat dhe motivet e përplasjes mbeten ende të paqarta.

 

Incidenti ka marrë vëmendjen e autoriteteve të burgut dhe, sipas të njëjtave burime, rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

 

Përplasja merr vëmendje të veçantë për shkak të lidhjeve familjare të personave të përfshirë. Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, një emër i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

 

Ky i fundit është një personazh i përmendur në disa dosje të bujshme kriminale dhe i mbijetoi atentatit të ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti një person i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën, njëri prej tyre deputeti i PD, Arjan Ndoja.

 

Ndërkohë, Vullnet Muça është nën akuzë nga SPAK për përfshirje të dyshuar në një skemë të gjerë tjetërsimi pronash në zonën e Gjirit të Lalzit. Në të njëjtën çështje është përfshirë si i akuzuar edhe vëllai i tij, Aleksandër Laho.

 

Për momentin, nuk ka të dhëna që konflikti në burgun e Peqinit të ketë lidhje me përplasjet apo çështjet penale të personave me të cilët dy të paraburgosurit kanë lidhje familjare.

 

Mbetet për t’u zbardhur se çfarë e shkaktoi konkretisht incidentin dhe nëse ndaj personave të përfshirë do të merren masa të mëtejshme.

Previous Post

Dy viktima dhe 10 të plagosur nga shpërthimi në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit në një banesë

editor

editor

TË FUNDIT

Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Përplasje mes emrave të njohur të botës së krimit në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

November 5, 2026
Dy viktima dhe 10 të plagosur nga shpërthimi në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit në një banesë

Dy viktima dhe 10 të plagosur nga shpërthimi në Elbasan, shkak rrjedhja e gazit në një banesë

November 5, 2026
Arrestohet “i forti i Saukut”, kapet me pistoletë në motor

Arrestohet “i forti i Saukut”, kapet me pistoletë në motor

November 5, 2026
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit

November 5, 2026
Horoskopi për sot, 24 tetor 2026: Çfarë rezervojnë yjet për dashurinë, karrierën dhe financat

Çfarë parashikojnë yjet për 5 nëntorin? Nga surprizat në dashuri te sfidat financiare

November 5, 2026
Përplasje para Kryeministrisë/ Policia rrëmben dhe dhunon Dritan Goxhajn, protestuesit rrethojnë furgonin

Përplasje para Kryeministrisë/ Policia rrëmben dhe dhunon Dritan Goxhajn, protestuesit rrethojnë furgonin

November 5, 2026

Skandali me “One Albania”: Klientët përballen me kërcënime dhe fatura fiktive prej 1,000 lekësh

November 4, 2026
Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

November 4, 2026
“Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Besprerët i “kapën për fyti” flamingot…

“Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD: Besprerët i “kapën për fyti” flamingot…

November 4, 2026
Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

Patentat/ Procedurë e re për kontrollin mjekësor, si do të merret dhe rinovohet leja e drejtimit

November 4, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Makina bie në humnerë në Librazhd, plagoset 22-vjeçari, pranë automjetit gjendet një pistoletë. Çfarë ndodhi para aksidentit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL