Kërcënime me jetën dhe fyerje, tenistja britanike vihet në shënjestër nga bastexhinjtë pas humbjes

5 Nëntor 2026
11:50
Telesport
back button

Një tjetër rast ku lojtarë tenisi bien pre e abuzimeve në rrjetet sociale nga ana e bastvënësve ka dalë në dritë. Viktima e fundit është tenistja britanike Jodie Burrage.

Ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe një mori fyerjesh në rrjetet sociale, pas humbjes në ndeshjen e saj të parë në turneun WTA pas 16 muajsh.

Burrage publikoi një video që shfaqte një varg të gjatë mesazhesh fyese, të cilat i kishte marrë në Instagram pasi humbi me rezultatin 3–6, 6–3, 7–5 ndaj Vaishnavi Adkar, në raundin e 16-shes në turneun “Chennai Open” të martën.

Krahas pamjeve, Burrage shkroi: “Një ‘mirëseardhje’ e mrekullueshme në turne. Tani më kujtohet pse u largova.”

Sipas raportimeve, shumë nga fyerjet vinin nga bastvënësit, të cilët ishin të pakënaqur me humbjen e sportistes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit