Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët për mediat një ditë pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë.
Në fjalën e tij Rama u shpreh se progres-raporti tregoi se tashmë fati evropian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona.
“Raporti më i mirë i progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë në misionin e përfaqësimit të BE-së në Shqipëri. Për një kohë të gjatë, rrëfimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë është përcaktuar nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Statusi i kandidatit: po, jo, kur? Hapja e negociatave: po, jo, kur? Miratimi i piketave të ndërmjetme: po, jo, kur?
Sot, ky raport i publikuar dje nga KE përcakton një rrëfim të ri. Jo më mbi atë që ne presim të ndodhë, por mbi hapat që duhet të hedhim për ta kryer këtë rrugëtim. E thënë ndryshe, fati europian i Shqipërisë është sot i gjithi në duart tona. Ky është lajmi kryesor i raportit. Shqipëria futet në kilometrin e fundit të negociatave për anëtarësim në BE. Raporti tregon se, krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm në të paktën 20 kapituj negociatash. Evidenton përparim nga ekonomia, transformimi digjital, energjia, arsimi dhe përafrimi i legjislacionit me standardet e BE-së”, tha Rama,
Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Dhuna s’ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
- 12:36 Protestat në Tiranë, ambasadorja e BE: Dhuna s’ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
- 12:23 Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
- 12:21 Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
- 12:07 Pa tifozë në Budapest, Bjellorusi-Shqipëri luhet nën hijen e sanksioneve të UEFA-s
- 11:47 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:44 Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg