E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Po shkëlqen me Comon/ Cesc Fabregas me një mesazh të fortë: Harrojini avionët privatë, ja ku duhet t’i shpenzoni paratë

Ish-mesfushori i Barcelonës, Arsenalit dhe Chelsea-t, Cesc Fabregas, ka dhënë një mesazh shumë domethënës për futbollistët e rinj, duke u treguar se cili duhet të jetë investimi më i rëndësishëm në karrierën e tyre.

Sipas Fabregas, suksesi nuk ndërtohet duke shpenzuar para për avionë privatë, makina luksoze apo një jetë plot luks, por duke investuar te vetja dhe zhvillimi profesional.

Spanjolli thekson se futbollistët duhet t’i përdorin të ardhurat për gjëra që ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e tyre: kuzhinierë personalë, trajnerë mendorë dhe përgatitje fizike të nivelit të lartë.

Ai u bën thirrje lojtarëve të mos kënaqen me pak, të kërkojnë gjithmonë më të mirën nga stafi që kujdeset për trupin e tyre dhe të mos neglizhojnë rëndësinë e gjumit dhe rikuperimit.

Reklamë

“Kur flas ndonjëherë me lojtarë të rinj, u them se investimi më i mirë që mund të bëni – edhe nëse nuk fitoni shuma marramendëse parash – nuk është të merrni avionë privatë apo makina luksoze. Përkundrazi, shpenzojini paratë për kuzhinierë në shtëpi, për trajnerë mendorë dhe për përgatitje fizike. Nëse nuk jeni të kënaqur me nivelin e trajnerit tuaj të përgatitjes fizike, kërkoni gjithmonë diçka më shumë; kujdesuni gjithashtu të flini mirë. Shpenzojini paratë për gjëra që krijojnë VLERË për të ardhmen tuaj” – ka thënë spanjolli i cili po arrin rezultate të larta me Comon.

Mesazhi i tij është i qartë: paratë që fiton një futbollist duhet të shërbejnë për të zgjatur karrierën dhe për të përmirësuar nivelin e tij, jo vetëm për të krijuar një imazh luksoz jashtë fushës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.