Edhe Ertjan Kofsha shumë larg zonës së medaljeve, Shqipëria e mbyll Botërorin pa shkëlqim

5 Nëntor 2026
12:16
Telesport
back button

Aventura e ekipit kombëtar shqiptar të peshëngritjes nuk ka qenë ajo që pritej në Botërorin e shtangës që po zhvillohet në Kinë. Një turne ku shtangistët kuqezinj ishin shumë larg zonës së medaljes.

I fundit që garoi për ngjyrat e Shqipërisë ishte i riu Ertjan Kofsha, që mori pjesë në Baterinë C të peshës 95kg.

Në stilin e shkëputjes, ai u klasifikua në vendin e 24-t. Në provën e parë realizoi 160kg, por dështoi dy herë të ngrejë fillimisht 164kg e më pas 165kg.

Në stilin e shtytjes, Kofsha u rendit në vendin e 28-të. Edhe këtu, realizoi vetëm provën e parë me 190kg, ndërsa në dy provat e tjera nuk u ngjit fare në pedanë.

Kështu, me 350kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e 24-t në dygarësh, duke qenë larg zonës së medaljes. Gjithsesi, paraqitja e tij ishte pozitive duke pare moshën e re.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit