Pikërisht kur mendohej se marrëdhëniet po normalizoheshin, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë. Ai e bëri publik vendimin përmes një videoje të gjatë në rrjetet sociale.
Pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus, të kulmuara me largimin nga grumbullimi në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Danimarkës, CR7 nuk priti publikimin e listës së të grumbulluarve, të parashikuar për të premten.
Pas 23 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, duke mbajtur rekordet botërore për paraqitjet dhe golat me kombëtaret, ai largohet me tre trofe: Europianin 2016 dhe dy Liga të Kombeve.
Në mesazhin e tij, ndër të tjera, Ronaldo shkruan: “Popullit portugez: Ka ardhur dita të dorëzoj fanellën me numrin 7 të kombëtares, që na përket të gjithëve. Për 23 vjet pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta lartësoja në stadiumet e botës.
Nuk ishte një vendim i lehtë. Disa zgjedhje nuk bëhen vetëm me mendje, por edhe me zemër. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Kam gabuar, kam vuajtur, por nuk jam dorëzuar kurrë. Dhe mbi të gjitha, kam qenë gjithmonë krenar që përfaqësova vendin tim.
Nuk e kam ndjerë kurrë se kjo fanellë dhe ky numër ishte ekskluzivisht i imi, por prej 23 vitesh kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë të mbroja dhe të shëtisja në fushë në të gjithë botën. Sot ka ardhur momenti t’ia pasoj brezit të dhe gjeneratave të reja. Ky udhëtim nisi në 2023 dhe më transformoi jetën time.
Kur kthej kokën pas nuk shoh vetëm ndeshjet, golat, trofetë apo rekordet, shoh njerëz, miliona tifozë të cilët edhe pse nuk i njoh personalisht kanë qenë pjesë e jetës time. Futbolli është më shumë se sport. Kam dashur gjithnjë të fitoj, të jem më i miri, të shkruaj historinë. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Kam përjetuar kujtime dhe net speciale që nuk do t’i harrojë kurrë.
Golat harrohen, trofetë përfundojnë në muze, rekordet mund të thyhen, por ka diçka që koha nuk mund ta fshijë: vendin që kemi fituar në zemrat e njerëzve. Nuk do të resht kurrë së qeni njëri prej jush. Do të vazhdoj të vuaj, të gëzohem dhe të festoj çdo fitore të Portugalisë me një ‘Siuuuuuu’”.







