Një shqiptar në përfaqësuesen e SHBA-së, Pochetino i beson sërish talentit 18-vjeçar Andri Mehmeti

Një shqiptar në përfaqësuesen e SHBA-së, Pochetino i beson sërish talentit 18-vjeçar Andri Mehmeti

12:17, 05/11/2026

Shqipëria duket se ka humbur përfundimisht mundësinë për të pasur në radhët e saj një tjetër talent premtues. Bëhet fjalë për Andri Mehmetin, futbollist 18-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit Mauricio Pochetino dhe është grumbulluar sërish nga përfaqësuesja A e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pasi ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelin U-15, Mehmeti ka zgjedhur të vazhdojë karrierën ndërkombëtare me SHBA-në. Vendimi i tij tashmë po merr një konfirmim të rëndësishëm, pasi emri i tij është përfshirë në listën e fundit të amerikanëve për ndeshjet zyrtare të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve të CONCACAF, ku SHBA-ja do të përballet me Haitin.

Image

Talenti shqiptar ishte grumbulluar fillimisht në fund të muajit shtator për disa ndeshje miqësore, ku arriti të linte përshtypje pozitive te stafi teknik. Paraqitjet e tij në kampionatin amerikan me fanellën e New York Red Bulls kanë qenë një tjetër arsye që Pochetino të vazhdojë t'i besojë.

Mehmeti është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për skuadrën e tij në MLS, ku ka fituar statusin e titullarit dhe po tregon një progres të vazhdueshëm, pavarësisht moshës së re.

Përfshirja në listën për ndeshjet zyrtare është një hap tjetër i rëndësishëm në karrierën e 18-vjeçarit, i cili tashmë ka mundësinë të konsolidojë pozitat në një përfaqësuese me futbollistë të nivelit të lartë.

Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, Mehmeti mund të marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm te SHBA-ja në vitet e ardhshme. Për futbollin shqiptar, ndërkohë, kjo përbën një tjetër humbje të një elementi të talentuar, që mund të kishte qenë një alternativë interesante për Kombëtaren kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco