Rama për protestat: Dhuna duhet ndëshkuar, pretendimet për tejkalim të forcës nga policia duhen shqyrtuar
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat, një ditë pas publikimit të progresraportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te pjesa e raportit që trajton protestat e muajve të fundit në vend.
Kryeministri tha se raporti evidenton dhunën gjatë protestave, por përmend edhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ai nënvizoi se e drejta për protestë duhet të garantohet gjithmonë dhe se dhuna duhet të ndëshkohet moralisht dhe ligjërisht, ndërsa çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoritetet shtetërore duhet të shqyrtohet.
“Raporti trajton edhe protestat e kohëve të fundit, duke vendosur gishtin në plagën e dhunës por duke cituar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia, ndërkohë që nënvizohet se dialogu është rruga ku të gjithë duhet të angazhohemi seriozisht. Asnjë konstatim i raportit të progresit nuk mund të anashkalohet. E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht dhe çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoriteti shtetëror duhet shqyrtuar serjozisht”, tha Rama.
Ai shtoi se shumica qeverisëse ka një përgjegjësi të veçantë për të mundësuar dialogun, veçanërisht me pjesët e shoqërisë që kanë mendime të ndryshme.
“Dialogu është kusht për bashkëjetesën demokratike. Ne, shumica qeverisëse, kemi përgjegjësinë e veçantë për të mundësuar dialogun, sidomos me pjesë të shoqërisë që mendojnë ndryshe nga ne”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se progresi i vendit dhe problemet me të cilat përballet duhet të shihen njëkohësisht, pa lejuar që njëra të mbulojë tjetrën.
“Problemet reale nuk duhet të na pengojnë për progresin real dhe, nga progresi, nuk duhet të na mbyllen sytë për problemet”, tha ai.
Ambasadorja e BE për protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
- 12:36 Ambasadorja e BE për protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci, krijoni hapësirë për dialog
- 12:23 Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
- 12:09 Ambasadorja e BE i dorëzon progres-raportin, Rama: Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave
- 12:07 Pa tifozë në Budapest, Bjellorusi-Shqipëri luhet nën hijen e sanksioneve të UEFA-s
- 11:47 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:44 Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg