Protestat që nisën nga shqetësimet mjedisore dhe u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, mungesës së transparencës dhe kërkesës për llogaridhënie, kanë sjellë në vëmendje edhe reagimin e Bashkimit Europian.
Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, ka nënvizuar se protestat paqësore janë pjesë e demokracisë dhe se institucionet kanë detyrimin të garantojnë hapësirën për dialog.
Një mesazh që vë në fokus përgjegjësinë e institucioneve përballë pakënaqësive qytetare, por edhe domosdoshmërinë që reagimi i policisë ndaj akteve të dhunës të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.
“Ishin shqetësimet mjedisore ato që nxitën protestat paqësore të majit, që më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë që kërkonte transparencë dhe llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike dhuna nuk ka vend dhe çdo reagim ndaj akteve të dhunës duhet të mbetet proporcional dhe në përputhje me ligjin. Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut të mirëfilltë, ndërsa ajo që u takon institucioneve demokratike është të krijojnë hapësirën e nevojshme për këtë dialog.”
© SYRI.net
Akuzoi Iranin, Rusinë... për protestat në Shqipëri/ Në prani të ambasadores së BE, Rama e mohon: Se kam thënë unë
Rama shfaqet i tërbuar: Akuzat e Veliajt janë zhurma, shqiptarët fatkeqësisht s'e shohin progresin tim
THE TIMES: Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën, gjobat e rëndë nuk do t'i ndalojnë më