Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian.

Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit, Haradinaj ka vlerësuar se gjendja në proceset qeverisëse është shqetësuese, veçanërisht sa u përket integrimit evropian dhe euroatlantik.

“Diçka që veç e dimë. Ne që jetojmë e dimë se krejt proceset qeverisëse janë në ngecje. Duhet me i bërë një analizë të mirëfilltë të gjitha këtyre ngecjeve dhe proceseve që merren me integrimin evropian dhe euroatlantik, pasi nuk janë mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, i publikuar më 4 nëntor, paraqet vlerësimin e gjendjes së reformave dhe zhvillimeve politike e institucionale në Kosovë, në kuadër të procesit të integrimit evropian./EO

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika