Kryeministri Edi Rama, ka komentuar akuzat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, se kreu i qeverisë e ka kërcënuar. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës me ambasadoren e BE-së, Rama zgjodhi të mos ndalet gjatë te përplasja mes tyre, duke i cilësuar akuzat si të parëndësishme.
“Të tjerat janë si këto zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard. Aq sa janë ato të rëndësishme për ne që jemi këtu, aq të rëndësishme janë për mua ato që pyeteni ju”, u përgjigj Rama.
Të lidhura
None found
Rama vijoji duke folur për arritjet dhe objektivat e qeverisë: “Qeveria është në krye të detyrës dhe vazhdon të punojë, siç e kam thënë edhe më parë, çdo ditë, me pikërisht këtë objektiv për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konferencë. Objektivin historik të bashkimit të vendit tonë me Europën dhe moslejimin e humbjes së një mundësie historike që e kemi krijuar me shumë punë, por që është ndihmuar edhe nga rreshtimi i yjeve në favor të Shqipërisë”.








