Borussia Dortumnd arriti të mërkurën fitoren e tretë sezonale në Champions League dhe ndodhet në grupin e skuadrave që për momentin janë të kualifikuara në fazën play off. Gjermanët mundën 2-1 Real Betis në një përballje delikate.
Niko Kovac, duke komentuar këtë sukses tha: “Krijuam disa aksione premtuese. Betis ishte shumë kompakt në formacionin e tij 4-3-3. Ishte e qartë për të gjithë se ata janë një skuadër që zbret në fushë me lojtarë shumë të mirë dhe me përvojë”.
“Nuk ishte aspak një detyrë e lehtë për ne. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Na u desh të punonim fort, por fitorja është plotësisht e merituar dhe e rëndësishme për ne”, shtoi trajneri kroat i Borussia.
“Për të përfunduar në tetëshen e parë, na duhen shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë pikë. Tani, do të shohim se çfarë do të ndodhë kur të shkojmë në Londër. Serhou Guirassy ndjeu një shqetësim në kofshë. Do të shohim nëse bëhet fjalë për diçka më serioze sesa thjesht një tërheqje muskulore”, tha Kovac.
“Shpresojmë që ai të rikthehet për ndeshjen e parë pas ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve. Karetsas solli energji në fazën sulmuese dhe bashkëpunoi mirë në vijën e parë me Fabio Silva”, deklaroi Niko Kovac.







