Tahiri kërkon drejtësi për Astrit Deharin: Përgjegjësi edhe nga ata që janë në pushtet tash e gjashtë vjet

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar drejtësi për Astrit Deharin dhe llogaridhënie institucionale për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij në 10-vjetorin e rastit.

Tahiri, gjatë fjalës në Kuvend, ka deklaruar se grupi parlamentar i Aleancës kërkon nga institucionet e shtetit dhe sistemi i drejtësisë që të japin përgjigje për atë që ka ndodhur me Deharin.

Ai ka kritikuar edhe pushtetin aktual, duke thënë se për gjashtë vjet nuk ka arritur të sjellë në Kuvend informacione konkrete që do të ndihmonin në sqarimin e rastit për familjen dhe qytetarët.

“Me krejt fuqinë institucionale kërkojmë nga shteti, nga sistemi i drejtësisë, drejtësi për Astritin. Sikurse që kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejtë prej kësaj shumice, e cila po harron se për gjashtë vjet i ka fituar mbi 50 për qind dhe nuk ka arritur të na sjellë në Kuvend një evidencë të thjeshtë, e cila së paku do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës, familjes, neve dhe juve që e keni pasur koleg, të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka kërkuar që rasti të mos politizohet, por të trajtohet përmes institucioneve përgjegjëse, duke theksuar se përgjegjësi duhet të kërkohet edhe nga personat që kanë qenë në pushtet gjatë këtyre gjashtë vjetëve.

“Lëreni këtë punë, mos e politizoni, kërkoni përgjegjësi edhe ndaj personave që janë në pushtet tash e gjashtë vjet dhe nuk kanë bërë asgjë rreth kësaj teme. Pra, ne kërkojmë drejtësi si ju, por edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie”, tha ai.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika