Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Vasies, në Kala të Dodës ku një elektriçist i zonës Lulzim Shehu, ka humbur jetën.
Sipas policisë ishte duke kryer punimet për ndërrimin e një shtylle, kur gjatë ndërhyrjes në linjën elektrike, shtylla është rrëzuar duke e zënë poshtë.
Për pasojë, Shehu ka humbur jetën në vendngjarje. Pas nxjerrjes së trupit, ai është nisur drejt morgut të Spitalit Rajonal të Dibrës.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2026, rreth orës 11:45, në fshatin Vasie, Dibër, shtetasi L .Sh., rreth 60 vjeç, me profesion elektriçist, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve për vënien e një shtylle elektrike, është rrëzuar shtylla dhe për pasojë e ka zënë poshtë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, 60-vjeçari, ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.









Komente
Komento