Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

5 Nëntor 2026 | 13:21

Bordi i Transparencës ka vendosur të enjten uljen e çmimeve të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të ri, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 210 lekësh për litër në pikat e shitjes me pakicë, ndërsa në shitjen me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 198 lekë për litër.

Edhe benzina pëson ulje. Çmimi i saj është përcaktuar në jo më shumë se 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte, në orën 13:45, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

 “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 169  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157  lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora  13.45 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BSH organizon konferencën e 8-të ndërkombëtare mbi skemat rajonale të kartave dhe infrastrukturat e tregut financiar me vlerë të vogël

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Shoqatën Evropiane të Pagesave me Kartë, organizon më 4–5 nëntor 2026, në Tiranë, konferencën e 8-të...
14:33 | 04/11/2026

“Ulja e TVSH-së për produktet e shportës”, Malaj: Po shqyrtojmë një bord të përhershëm transparence

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se do të ketë monitorim të shtuar edhe për produktet ushqimore, në kuadër të uljes...
11:54 | 04/11/2026

TVSH-ja nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi

Nga 1 janari 2027, TVSH-ja për njësitë hoteliere pritet të rritet nga 6% në 10%. Ky ndryshim kundërshtohet nga operatorët turistikë në Vlorë, të cilët...
19:17 | 03/11/2026