Kreu demokrat deklaroi nga selia e PD se, ‘Lubi Balluku, hajdutja më e madhe në historinë e kombit, bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE’.
‘Të dashur qytetarë dhe qytetare, në rrugën drejt BE, drejt asaj të ardhme që ka qenë dhe është ëndrra më e bukur e shqiptarëve, mur i pakalueshëm bëhet hajdutja më e madhe në historinë e këtij kombi, pas Edi Ramës, Lubi Balluku’, tha lideri i opozitës shqiptare.
Berisha: Mungesa e konsultimeve publike.
Jeni dëshmitarë se çfarë hipokriti u tregua ky në konsultime që nuk i bën fare. Ose bën konsultime sa për të hedhur hi syve.
Kontrolli mbi parlamentin.
Kërkesa e opozitës për komisione hetimore refuzohet sistematikisht pa debat.
Jo vetëm refuzohet, por nuk lejohet debat sepse nuk duhet të marrin vesh shqiptarët se pse opozita kërkoi komisionin.
Duhet të fshehë me çdo kusht veprat penale për të cilat kërkohet komisioni, vjedhjet monstruoze të tyre.
E kaloi buxhetin e vitit 2025 si një hajdut.
Ministrat nuk paraqiten në mënyrë të rregullt për pyetje.
Dhe më e tmerrshme, më e veçanta, më e pashembullta në historinë e Evropës, Komisioni thotë se pas një vonese të gjatë, Parlamenti votoi kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të një deputeteje, Lubi Ballukut është fjala.
Kjo ngre shqetësime për kontrollin e ndërsjellë mes pushteteve dhe për barazinë para ligjit.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, në rrugën drejt BE, drejt asaj të ardhme që ka qenë dhe është ëndrra më e bukur e shqiptarëve, mur i pakalueshëm bëhet hajdutja më e madhe në historinë e këtij kombi, pas Edi Ramës, Lubi Balluku.
Ajo bëhet.
Dhe del aty para gazetarëve Palloshi dy metra i gjatë dhe nuk i referohet një fjalë këtij denoncimi ndërkombëtare që i bëhet në raportin e KE.
Merrni pak raportet e tjera.
Bllokimi i heqjes së imunitetit dhe arrestimit të ministrave nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë 35-vjeçare të shtetit përveçse me Edi Ramën, me Saimir Tahirin superministrin e drogës, dhe ndodh me Lubi Ballukun.
Sepse edhe tek droga dhe Lubia ky është aksioner kryesor.
Prandaj dhe unë nuk kam dëshirë ta personalizoj një raport ndërkombëtar, por në çdo fjalë lexohet emri i Padrinos.
Vazhdon, shumica vazhdon të rezistojë dhe të vonojë zbatimin e disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Se nuk është vetëm Olta, Olta është ikona, është simboli i zi, por janë edhe vendime të tjera.
Nuk pyet ky për gjykatën!
© SYRI.net