Putini dekoron ministrin e Dodikut në Kremlin, Mujanoviq kërkon rikthimin e sanksioneve ndaj udhëheqësve të Republika Srpskas

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndarë personalisht Medaljen Pushkin ministrit për Zhvillim Shkencor dhe Teknologjik, Arsimin e Lartë dhe Shoqërinë Informative të Republika Srpskas, Drago Mastiloviq.

Ceremonia e dekorimit është mbajtur në Kremlin, në Moskë, ndërsa medalja i është ndarë Mastiloviqit për kontributin e tij në forcimin e lidhjeve kulturore, arsimore dhe shkencore ndërmjet Republika Srpskas dhe Federatës Ruse.

Pas ceremonisë, Mastiloviq e ka cilësuar dekoratën si nder personal dhe vlerësim për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet Banjallukës dhe Moskës. Ai ka falënderuar Putinin dhe ambasadorin rus në Bosnjë e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, për mbështetjen në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Dekorimi i ministrit vjen në vazhdën e marrëdhënieve të afërta që udhëheqësia e Republika Srpskas ka mbajtur me Moskën, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Milorad Dodikut, i cili ka zhvilluar disa takime me Putinin dhe ka shprehur publikisht mbështetje për politikat e Kremlinit.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar politologu boshnjako-amerikan, Jasmin Mujanoviq, i cili ka tërhequr vëmendjen te kontrasti mes afrimit të bashkëpunëtorëve të Dodikut me Rusinë dhe zhvillimeve në raportet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mujanoviq ka shkruar se Dodiku, të cilin e ka cilësuar si udhëheqës secesionist të mbështetur nga Rusia dhe Kina, është duke shkuar drejt Mar-a-Lagos, ndërsa njëri prej bashkëpunëtorëve të tij më të lartë po nderohet nga Putini në Moskë.

Ai ka kërkuar rikthimin e sanksioneve ndaj Dodikut dhe personave të tjerë të lidhur me të.

“Rikthimi i sanksioneve ndaj Dodikut dhe të tjerëve nuk është vetëm një prioritet politik për interesat strategjike të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Është një domosdoshmëri morale”, ka shkruar Mujanoviq.

Reagimi i politologut vjen në kohën kur ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor dhe raportet e udhëheqjes së Republika Srpskas me Moskën vazhdojnë të jenë çështje e debatit politik dhe diplomatik.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika