Ministri i Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, ka deklaruar se shteti zviceran mbështet Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe gjykatat ndërkombëtare.

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Cassis ka thënë se Zvicra i pranon vendimet e gjykatës dhe nuk ndërhyn në komentimin e tyre.


“Zvicra i mbështet Dhomat e Specializuara dhe gjykatat ndërkombëtare. Zvicra e pranon vendimin e gjykatës në lidhje me procesin e UÇK-së dhe nuk e komenton një vendim të tillë, pasi nuk është politik”, ka deklaruar Cassis.

Deklarata e ministrit zviceran vjen gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve të vendit.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023. Në shtator të vitit 2026, trupi gjykues shpalli aktgjykimin e shkallës së parë, duke dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohet ankesë.

Zvicra, ndërkohë, ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në fusha të ndryshme, përfshirë zhvillimin institucional, sigurinë dhe proceset ndërkombëtare. /Telegrafi/