• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

by Filip Çakuli
05/11/2026 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakuli

Njeri vret mamanë me thikë. Babai vret djalin. Vajza vret babanë. Lajmet e policisë po na servirin gjithnjë e më shpesh tragjedi të tilla, sikur familja, dikur streha më e sigurt e njeriut, të jetë kthyer në skenën më të rrezikshme të jetës.

Dhe menjëherë shfaqen analistët, sociologët e gazetarët. Diskutojnë shkatërrimin e familjes, prishjen e gjenit prindëror, krizën e vlerave dhe fundin e qytetërimit. Dikush ia faturon të gjitha policisë, sikur ajo të kishte mundësi të vendoste një patrullë te dera e çdo shtëpie, për të dëgjuar se çfarë ndodh brenda.

Sigurisht, policia ka përgjegjësi të ndërhyjë kur vihet në dijeni për kërcënime dhe rrezik konkret. Por nuk mund të jetë njëkohësisht polici, psikolog, kamerë survejimi dhe roje familjare. Shteti nuk mund të parandalojë çdo krim, por ka detyrimin të mos mbyllë sytë përballë atyre që mund të parandalohen.

Dhe, për të mos e shpallur familjen shqiptare si një specie në zhdukje, le të hedhim një sy në historinë e njerëzimit.

Në eposet e lashta indiane, në mitologjitë dhe rrëfimet që i paraprijnë shtetit modern, dhuna brenda familjes nuk është ndonjë shpikje e kohëve të fundit.

Në eposin sanskrit “Mahabharata”, 3500 vjet më parë, rrëfehet një luftë 18 ditore mes dy grupeve të kushërinjve. Në Bibël, Kaini vret vëllanë e tij, Abelin. Në legjendën e themelimit të Romës, Romuli vret Remin, pasi përplasen për qytetin që do të ndërtonin. Në tragjedinë e famshme të Eskilit, “Orestia”, djali vret nënën, Klitemestrën, dhe të dashurin e saj Ergisin, për t’i marrë hakun babait.

Më vonë, në oborret mbretërore angleze, franceze dhe në sulltanatin osman, vrasja e vëllezërve bëhet, në raste të caktuara, një instrument politik për eliminimin e rivalëve të fronit. Historia njeh perandorë që kanë vrarë edhe bijtë e tyre, pa u privuar nga titujt madhështorë dhe nderimet që pasuan.

Pjetri i Madh ekzekutoi të birin, Aleksein, në fillim të shekullit XVIII. por titulli i Madh nuk iu hoq nga historia. Perandori romak Konstandini I i Madh urdhëroi vdekjen e djalit, Krispit, dhe të gruas, Fausta. Megjithatë, mbetët i Madh edhe sot e kësaj dite dhe historia vazhdoi t’i mbajë në piedestalet e saj, duke i gjykuar si sundimtarë të mëdhenj, sikur madhështia politike të mund të fshinte krimet familjare.

Pra, dhuna brenda familjes nuk është as shqiptare, as ballkanike, as një produkt i ndonjë gjeni të prishur kombëtar. Ajo është një plagë e vjetër e njerëzimit. Por kjo nuk e bën më pak të tmerrshme dhe, aq më pak, të justifikueshme.

Problemi ynë nuk është se kemi shpikur gjakmarrjen. Problemi është se, në shekullin XXI, vazhdojmë ta tolerojmë si një institucion paralel të drejtësisë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhja e normave dhe zakoneve tradicionale të një shoqërie të organizuar në rrethana historike kur autoriteti shtetëror ishte i dobët ose mungonte, ka pasur funksionin e vet në kohën e tij. Por ajo që mund të shpjegohet historikisht, nuk mund të justifikohet juridikisht dhe moralisht sot.

Kanuni nuk është Kushtetuta e Shqipërisë. Hakmarrja nuk është drejtësi. Gjaku i një njeriu nuk mund të paguhet me gjakun e një tjetri, aq më pak me atë të një fëmije që nuk ka asnjë lidhje me konfliktin e të parëve.

Dhe këtu shteti nuk ka më asnjë alibi.

Nëse dikush deklaron publikisht se do të marrë gjak, kjo nuk është thjesht një çështje private apo një konflikt mes dy familjeve. Është një kërcënim për jetën, përballë të cilit institucionet duhet të veprojnë. Parandalimi nuk fillon pasi dëgjohet krisma. Fillon kur shfaqen shenjat e para të rrezikut.

Dhjetëra familje të ngujuara, fëmijë që rriten brenda mureve, pa shkollë, pa liri dhe pa një jetë normale, janë një kambanë alarmi që nuk mund të shuhet me deklarata policie dhe konferenca shtypi.

Dhe çfarë kemi bërë gjatë 35 viteve të demokracisë? Kemi ndërruar qeveri, ministra, drejtorë policie, kemi miratuar ligje, kemi ndërtuar institucione dhe kemi folur për integrimin europian. Por plagën e gjakmarrjes nuk e kemi mbyllur. E kemi lënë të vazhdojë të rrjedhë, duke u kujtuar herë pas here se kemi edhe një Shqipëri tjetër, që jeton nën hijen e një drejtësie mesjetare.

Një shtet që nuk arrin të mbrojë fëmijët nga një dënim i trashëguar brez pas brezi, nuk mund të mburret se ka vendosur sundimin e ligjit.

Nuk është më koha të pyesim nëse u prish gjeni i familjes shqiptare. Është koha të pyesim se kur do të riparohet gjeni i shtetit shqiptar, i cili prej dekadash nuk arrin të çlirojë qytetarët nga një zakon makabër që u merr jetën, u shkatërron familjet dhe u burgos fëmijët pa kryer asnjë krim.

Për turpin tonë kolektiv, gjakmarrja vazhdon të marrë jetë njerëzish.

Dhe për këtë, historia nuk do të na japë asnjë titull të madh.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In