Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës për vendimin ndaj ish-krerëve: Nuk është vendim politik, i pranojmë vendimet e gjykatave

5 Nëntor 2026 | 15:06

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka komentuar vendimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës dhe jo për një vendim politik.

Gjatë një konference të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Glauk Konjufca, Cassis është pyetur lidhur me vendimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kryediplomati zviceran ka thënë se shteti i tij mbështet drejtësinë ndërkombëtare dhe respekton vendimet e gjykatave, duke shtuar se nuk e sheh si të përshtatshme komentimin e tyre.

“Zvicra i mbështet gjykatat ndërkombëtare dhe Zvicra i pranon vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe nuk i komenton këto vendime. Sepse është vendim i gjykatës dhe nuk është vendim politik, prandaj Zvicra i pranon këto vendime”, deklaroi Cassis.

Deklarata e tij vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth gjashtë vjet dhe që është përcjellë me reagime e kritika të shumta në Kosovë, përfshirë shqetësimet e ngritura lidhur me transparencën e procesit dhe pranimin e provave të paraqitura nga Serbia.

Ndërkaq, Zvicra përmes kësaj deklarate ka ritheksuar qëndrimin e saj për respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, pa ndërhyrë në vlerësimin e përmbajtjes së tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen

Platforma “Liria ka Emër”, ka bërë letër zyrtare drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel për shqyrtimin e shqetësimeve serioze që kanë shoqëruar funksionimin e...
14:26 | 05/11/2026

Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së

Gjashtë vjet më parë, më 4 dhe 5 nëntor 2020, nisi një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më të ndjeshëm të zhvillimeve gjyqësore për...
10:48 | 05/11/2026

Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...
10:08 | 05/11/2026