Paketa ligjore antidhunë e qeverisë ndaj protestuesve është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga të rinjtë, ku kërkohet së pari pezullimi i tre akteve normative deri në rrëzimin e tyre. Dy grupime studentësh së bashku me 4 organizata të shoqërisë civile dorëzuan tre ankime në Kushtetuese për masat e mazhorancës, të cilat i vlerësojnë në shkelje të të drejtave të njeriut duke ndëshkuar edhe protestuesit paqësor.